Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të drejtpërdrejta të Presidentit Meta, me një shprehje të Aristotelit. “Çdokush mund të inatoset – kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi. Aristoteli”, shkruan Rama