NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Kryeministri i lirë të tregojë të vertetën…”, “Brisida e Tatimeve” flet për hetë të parë për “divórcin” me “Rilindjen”…

Për herë të parë Brisida Shehaj rrëfen largimin e saj nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. E ftuar në emisionin “Tempora” të Sonila Meços, Shehaj thotë se arsyet se largimit të saj duhet ti tregojë vetë Kryeministri. Ndërsa pyetjes nëse është e pèndúar e “Rilindjes”, Shehaj përgjigjet në këtë mënyrë:


Brisida Shehaj: Deri në momentin e caktuar që idete e tua janë pjesë e një ekipi, deri në momentin që ti e gjen vetën pjesë të atij ekipi më pas largohesh. Mua nuk më largoi, nuk më hoqi njeri. Ishte një vendimarrje e imja për tu larguar sepse nuk e ndjeja më vetën pjesë të atij ekipi.

Dorëheqja ime ka qenë një histori shumë e bukur por që nuk më takon mua ta them. Nuk preferoj të flas sidomos për diçka që ka ndodhur mes meje, Kryeministrit apo asaj pjesë të administratës.

Në qoftë se do të dojë ndonjë ditë Kryeministri ti përgjigjet këtyre pyetjeve, është i lirë nga unë ka leje të tregojë të gjithë të vërtetën.

Sonila Meco: Je një e pénduar e “Rilindjes”?

Brisida Shehaj: Jo skam pse të jem e pènduar. Unë kam bërë një punë që unë e gjykoi shumë të mirë. Jame gatshme të përballem me këdo për çdo shifër, për çdo gram të atij institucioni.

Unë i mbaj mend edhe sot sepse unë punoja nga ora 8 e mëngjesit deri në 3 të natës. Kam bërë më të mirën e mundshme, kjo ishte më e mira e imja. Do isha pénduar po të kisha bërë ndonjë gabim, unë nuk kam bërë asnjë gabim, nuk kam bërë asnjë fáj.