
Nga Petrit VASILI
Kryeministri antishtet, i kapur dhe i kriminalizuar, e urren që të ndërtojë shtet që funksionon me ligje dhe rregulla. Kryeministri i falimentuar i Rilindjes ka vetëm një gjë ne tru: “SHTETIN E MIKUT”.
Këtë antishtet e urrejnë shqiptarët. Qytetarët nuk duan të fusin mik as shtetin e falimentuar e të korruptuar të kryeministrit dhe as gjithfarë sekserësh të pacipë.
Qytetarët duan thjesht standarde e ligje dhe zgjidhjen e problemeve ne baze te tyre pa nevojën e askujt. Kryeministri i degraduar ka ne mendje vetëm shtet-tepsinë private te tij, ku ai dhe ministrat e tij për sevap ju zgjidhin ndonjë hall njerëzve, ne një kohe qe ua kane për detyrim te madh. Ja lexojeni kryeministrin e lajthitur se ç’thotë:
“Të marrësh 3 minuta, në vend se të kërkosh mik, në vend se të japësh lekë apo zgjidhja të vjen në rrugë të vjetra, ti e zgjidh vetë problemin tënd duke futur mik qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministren e qeverisë për sektorin.”.







