Deputeti i Qarkut të Shkodrës Paulin Sterkaj, i zgjedhur më së shumti si përfaqësuese i Malësisë së Madhe, do të vazhdojë aktivitetin e tij partiako- politik në Tiranë. Mësohet se ai është emëruar në kryeqytet, në një nga njësitë administrative.
Lëvizja e papritur e kryeministrit të vendit, njëkohësisht kryetar i PS- së Edi Rama, është deri diku e çuditshme duke ditur se Sterkaj i ka lidhjet dhe elektoratin me Qarkun e Shkodrës dhe veçanërisht Malësinë e Madhe, edhe në kuptimin e asaj që mund të konsiderohet “jetë partie”.
Në kuadër të riorganizimit, Rama i ka besuar Sterkajt Njësinë Bashkiake 11 në Tiranë, si i deleguar i kryesisë së PS- së. Gjatë fushatës elektorale të 25 prill 2021, Sterkaj dha mjaft premtime jo vetëm për Bashkinë Malësi e Madhe por edhe për Bashkinë e Shkodrës dhe qarkun me të njëjtin emër.
Nuk është e qartë sa do të ndikojë ky pozicionim i ri politik brenda stukturës së PS- së, duke qenë se tashmë, edhe në kuadër të zgjedhjeve të pritshme vendore, do të jetë e nevojshme prania e Sterkajt më shumë në Tiranë se në Shkodër.
Sigurisht, ai do të vazhdojë të jetë edhe deputet i Qarkut Shkodër në Kuvend, por tashmë jo i përqendruar 100% vetëm në këtë funksion, sepse do ti duhet të merret me organizimin e PS- së një Njësinë Bashkia 11 në Tiranë. Në rastin më të mirë, kohën por edhe impenjimin e tij politik, do të duhet ta ndajë përgjysmë në mes Shkodrës e Tiranës.
Edhe pse në Shkodër, duket se Edi Rama ka përzgjedhur tashmë për çdo gjë ministren për Mbështetjen e Sipërmarrjes Edona Bilali. Ndoshta kjo lëvizje është në funskion të “lënies dorë të lirë” Bilalit edhe për Malësinë e Madhe, deri tani “zonë e paprekshme” e Paulin Sterkaj.