Lulzim Basha ka lëshuar një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë nga Mioti. I rrethuar nga qindra demokratë shkodranë që penguan qarkullimin e mjeteve për rreth 1 orë në këtë aks kombëtar, Basha ka dhënë një mesazh të qartë, i cili lidhet me Shkodrën.
Ditën e neserme, të premtën pasdite, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një takim në sheshin para Teatrit “Migjeni”, ku do të prezantojë edhe kandidatin socialist për Bashkinë e Shkodrës. Nga Miloti, lideri i opozitës ka bërë një paralajmërim të qartë: “Ky mesazh që ushton nga kraharorët tuaja këtu në Milot dhe që jam i sigurtë do të ushtrojë neseë edhe nga Shkodra që nuk e pranon poshtërimin, diskriminimin, urrejtjen, përçmimin, që i ka treguar me fjalë e me vepra njeriut më të dështuar, më i korruptuar, më i paafët dhe më i inkriminuar në 30 vite, të tranzicionit shqiptar. Nesër Shkodra do t’ia japë mesazhin Edi Ramës, siç ka ditur t’ia japë gjithmonë autokratëve dhe diktatorëve…”.
Në shumicën e rasteve, vizitat e kryeministrit Edi Rama janë shoqëruar me protesta të demokratëve dhe të FRPD-së. Nuk përjashtohet mundësia që diçka e ngjashme, aq më tepër në një shesh të hapur, të ndodhë edhe nesër në Shkodër. Nga ana tjetër, edhe më herët Rama ka njoftuar takime me strukturat në Shkodër, të cilat janë anulluar në minutën e fundit. /ShkodraWeb/