Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kryeministri Albin Kurti ngushëllon kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci për vdekjen e babait…

ShkodraWeb 23 August, 2023
benet beci albin kurti bahri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, për vdekjen e babait të tij. Bahri Beci, shkencëtar dhe akademik, ka vdekur të dielën e 20 gushtit.

“Shpresoj që ky telegram të ju gjejë mirë bashkë me familjen tuaj. Me pikëllim e kam lexuar njoftimin për vdekjen e babait tuaj, Bahri Becit, të dielën e 20 gushtit. Më lejoni që nëpërmjet këtij telegrami, të ju përcjell ngushëllimet e mia më të ndjera për babain tuaj, Bahri Becin, shkencëtarin e shquar të studimeve gjuhësore dhe akademikun e nderuar të dy akademive tona”, thuhet në telegramin e Kurtit.

Ai tutje ka kujtuar se emrin e akademik Bahri Becit e ka hasur për herë të parë pak vite pas luftës në Kosovë, kur mes librave të kolanës “Fryma”, ka hasur edhe librin “Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri”.

“Atë kohë, në Kosovën e sapoçliruar dhe të hapur për diskutime të lira, flitej dhe debatohej ndër të tjera edhe për dallimet mes dialekteve të shqipes dhe nëndialekteve të gjuhës sonë, tema këto që akademiku Bahri Beci i ka trajtuar e studiuar seriozisht dhe me kompetencë profesionale në aq shumë vepra dhe punime shkencore”, transmeton Telegrafi

“Kurdo dhe sido që vdesin prindërit, cilado qoftë mosha e tyre dhe mosha jonë, gjithmonë është tronditje emocionale dhe goditje shpirtërore. Jam i sigurt që akademik Bahri Beci, siç na la gjithë ato vepra të shkruara, juve si familje e tij duhet të ju ketë lënë edhe shumë kujtime familjare me vetë shembullin e jetës së tij. Shpresoj që mes veprave të shkruara dhe kujtimeve të babait tuaj, ta gjeni forcën për ta përballuar këtë dhimbje, në të cilën nuk jeni vetëm”, ka përfunduar kryeministri në telegramin e ngushëllimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Punimet në rrugën e Dukagjinit, ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike në disa orare nga data 24 gusht…
Artikull pasardhës: Starti i Superligës me Kukësin të shtunën, KF Vllaznia publikon çmimet e biletave për tifozët…

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.