“LSI tashmë do fillojë rrugëtimin e saj të përgatitjes për zgjedhjet e 30 qershorit.” Kështu u shpreh e vendosur sot nga Shkodra kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke dhënë kështu lajmin se partia e saj do të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, datë e dekretuar tashmë nga Presidenti Meta.
“Zgjedhjet e 30 qershorit kanë një rëndësi të vecantë sepse do tregojnë se 25 qershori 2017 nuk ishin zgjedhje të lira por të deformuara me bandat kriminale që i dhanë mandatet mazhorancës së sotme. Qyteti i Shkodrës ka qenë një nga qytetet më të kërcënuara nga bandat e krimit të organizuar. Sot në qytetin e Shkodrës nuk flitet për kulturën, zhvillimin ekonomik por si njerëzit ti mbijetojnë bandave dhe krimit. Në 2013-ën ne i dhamë mandatet tona Ramës për ta bërë kryeministër. Kemi dhe ne kontributin tonë. Diskutojmë dhe shikojmë teatër në televizion, në komisione, si bëhet debat për buxhetin që i vjedh edhe 100 mln euro nga taksat e shqiptarëve. Buxheti ju vjedh paratë shqiptarëve për t’ia dhënë koncesnionarëve”, tha Kryemadhi nga Shkodra ndërsa shtoi se dalja e LSI në opozitë ishte e domosdoshme për të ndenjur në krahun e qytetarëve dhe jo të bandave.