Skip to content
3 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Kryemadhi mesazh Ramës: Më vjen keq të të zhgënjej, por nuk më merr asnjë deputet…

ShkodraWeb 6 years ago

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e quan plan mafioz uzurpimi çështjen “Xhafaj”. Në një intervistë, Kryemadhi akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka manipuluar ndryshimin e pikës F të nenit 491 për ekstradimet.

Sipas saj, emaili i mbërritur nga komisioni i Ligjeve, i cili po hartonte ndryshimet e Reformës në Drejtësi, nuk ka qenë zyrtar dhe anëtari i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, nuk e ka lexuar.


Çështja Xhafaj, një plan mafioz uzurpimi. Ne nuk e kishim përpara pikën “F” kur e votuam. Email i mbërritur nuk është zyrtar dhe Petrit Vasili nuk e ka lexuar. Ne nuk menduam që maskarallëku do të shkonte në këtë farë feje.

Kryetarja e LSI kërkon tërheqjen e nenit që sipas saj mbron nga ekstradimi në Itali vëllain e Fatmir Xhafajt.

“Të tërhiqet neni që mbron vëllain e Xhafajt”.

Sa i takon zhvillimeve politike, kryetarja e LSI thotë se opozita nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile. Ajo garanton gjithashtu se asnjë deputet i LSI-së nuk do kalojë me PS-në, pavarësisht lëvizjeve të dyshimta të tre deputetëve të Kryemadhit.

Nuk e kemi harruar mosbindjen civile. Asnjë deputet i LSI-së nuk kalon me PS. Deputetët tanë që votuan, votuan për të shpëtuar mandatin. Largimi i deputetëve të LSI është tymnajë e Edi Ramës. Më vjen keq ta zhgënjej Ramën, por nuk më merr asnjë deputet.

LSI pse del pas një viti dhe e denoncon ndryshimin në kodin e procedurës penale, nenin 491 gërma ‘f’?
Vasali u përgjigj vetë dje. Parlamenti për këto procedura kaq të rëndësishme nuk mund të komunikojë përmes email-it. Nuk mund të komunikojë Komisioni i Ligjeve me ministrin përmes email-it. Pastaj ,pse nuk i është përgjigjur Ministria e Drejtësisë email-it?

Ju e keni votuar pa e lexuar?
Deputetët janë njohur me material tjetër, jo me këtë ndryshim.

Ka pasur variant tjetër në Kuvend?
Po ndryshimi që është bërë duhet kaluar në Komision Ligjesh, por nuk ka kaluar. Nuk ka proces verbal, që LSI e ka votuar. Ky nen nuk ka kaluar në komision. Kjo lë shumë dyshime, këtu fillon mënyra e dyshimit të veprimit që ka bërë komisioni.

Asnjë nga LSI nuk e ka kapur këtë detaj kur hyri ligji në miratim?
Më 2017, ministria e Drejtësisë nuk drejtohej nga LSI. Pas marrëveshjes, gjithë punonjësit e LSI ishin të shkarkuar. Ata erdhën në Parlament me dçka tjetër. Ne kemi rënë dakord për atë që kanë diskutuar ekspertët dhe kërkojmë të rikthehet ajo që u diskutua nga ekspertët.

PD dhe LSI nuk kanë sjellë një amendament për ta rikthyer …
Po, e kemi bërë menjëherë. Prokuroria duhet të hapë hetim për të zbardhur çështjen ose të bëhet hetim nga Parlamenti. Ne ja kemi bërë të qartë PS.

Publikimi i audio-përgjimit, sot u mblodhët në një tryezë në selinë e PD. Çfarë vendimi morët?
Nuk ka të bëjë vetëm me aksionin opozitar, ngjarja është e rëndë. nuk ka asnjë lloj sporti me çdo individ apo element që janë të implikuar në trafikun e drogës dhe krim. Duhet të marrë përgjegjësi secili nga ne. Sot situata është shumë e rëndë. kemi një ish-ministër të Brendshëm, që është i arrestuar për shkak të implikimit të tij në trafikun e drogës. Siç kemi dhe një ministër aktual të akuzuar që krijon një lidhje familjare të tij me të. Distancimi i menjëhershëm nga hapja e një procesi transparent. Është e domosdoshme, në prag të hapjes së negociatave. Sot në takimin si parti opozitare ka të bëjë me vazhdimësinë e strukturave partiake, por edhe qëndrimet politike. Është e domosdoshme kthjellimi i situatës nga mazhoranca, presim argumentet prej tyre.

Të enjten në Parlament Rama dhe Basha nuk do të jenë, çfarë do të ndodhë?
Nuk mund të them që parlamenti nuk do të funksionojë pse nuk është Rama. Basha nuk na tha që s’do të jetë. Për herë të parë kemi në këto 27 vjet që pas marrjes së mandatit qeverisës kemi një reagim të opinionit publik kundër qeverisë.

Çfarë ndodhi me mosbindjen civile?
Vazhdon. Sot mosbindja civile është që të mos i bindesh Ramës për veprimet që bën. Rama është peng i krimit të organizuar, që e ka futur vendin në një qorrsokak, shkatërroi Reformën në Drejtësi. Mosbindja civile do të thotë të mos i shërbesh Ramës dhe jo qytetarëve.

Ka zëra se disa deputetë të LSI janë rreshtuar pranë Ramës, si është e vërteta?
Ne nuk kemi marrë vendim për të braktisur komisionet. LSI nuk i bojkoton komisionet, nga një deputet do të marrë pjesë në çdo komision të parlamentit, për të ndjekur gjithë procesin. Sa i takon qëndrimeve në sallë, Çela, Panariti, Tavo janë deputetët që kanë munguar më shumë në seanca dhe tani duhet të jenë të pranishëm se ju digjet mandati. Është vetëm kjo arsyeja, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër. Kjo është një lojë, tymnajë që Rama përdor për të ushtruar presion. LSI është e hapur, secili nga ne përfaqëson votat e partisë. Pse nuk thoni p.sh për Rudina Hajdarin që merr pjesë në aktivitetet e organizuara nga maxhoranca apo dhe për Grida Dumën. Për këto pse nuk thoni? Por ju bëjnë përshtypjen vetëm deputetët e LSI-së. Nuk ka dhe nuk ka për të ikur asnjë deputet nga LSI. Nuk ka për të ndodhur kjo, me vjen keq që Rama do mbetet i zhgënjyer.

Është e gatshme LSI të votojë ligjin për rihapjen e magjistraturës?
S’kanë nevojë për votat e LSI ata, e bënë me Kryeprokuroren e Përgjithshme që duhej të zgjidhej me 84 vota, e zgjodhën me 69. Le t’i bëjnë edhe këto.

Jeni të sigurt që asnjë deputet i LSI s’do ta votojë këtë ligj?
Kush le të dojë le të shkojë. Ata e kanë shpjegimin e EURALIUS që mund ta votojnë edhe me 36 vota. /shqiptarja.com/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: NDODH EDHE KËSHTU/ Petrit Vasili pohon: Kryeministri për herë të parë ka të drejtë…
Lajmi pasues: Berisha: Rama nuk e bleu tokën në Surrel, ia dhuroi vjehrri i një deputeti

TË FUNDIT

Nuk ka surpriza, Sali Berisha votëbesohet si kryetar i PD- së së Rithemelimit, merr 938 vota pas humbjes me 14 maj 2023
  • Kryesore

Nuk ka surpriza, Sali Berisha votëbesohet si kryetar i PD- së së Rithemelimit, merr 938 vota pas humbjes me 14 maj 2023

1 day ago
PD e Rithemelimit mbledh Kuvendin Kombëtar, pritet votëbesimi i Berishës pas humbjes së zgjedhjeve me 14 maj
  • Aktualitet

PD e Rithemelimit mbledh Kuvendin Kombëtar, pritet votëbesimi i Berishës pas humbjes së zgjedhjeve me 14 maj

1 day ago
“Një sërë projektesh transformuese…”, Benet Beci vijon takimet: Programi ynë, Shkodra si qendër rajonale…
  • Aktualitet

“Një sërë projektesh transformuese…”, Benet Beci vijon takimet: Programi ynë, Shkodra si qendër rajonale…

3 days ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”… 3 December, 2023
  • VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër… 3 December, 2023
  • Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet… 3 December, 2023
  • VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët 3 December, 2023
  • E RËNDË – Ecte anash rrugës bashkë me një shoqe në Rimini të Italisë, makina përplas për vdekje shqiptaren 31- vjeçare 3 December, 2023
  • FOTOLAJM – Pas rreth 3 dekadave, ndërtesa e papërfunduar në zemër të pedonales në Shkodër “rikonstruktohet” 3 December, 2023
  • VIDEO – Tentoi ti shmanngej kontrollit të policisë me mjetin e tij, arrestohet në Vau Dejës 19- vjeçari, iu gjetën… 3 December, 2023
  • Ekzekutimi i Entjan Nikulaj, shoqërohen në polici 20 persona, dyshohet se tre vetë morën pjesë në atentat… 3 December, 2023
  • EMRI – U shkarkua nga Ministri i Drejtësisë, i vihen prangat drejtorit të burgut, ja për çfarë akuzohet… 3 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 3 dhjetor 2023… 3 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 3 dhjetor 2023… 3 December, 2023
  • U qëllua me 30 plumba, ndërron jetë në spital 40- vjeçari, djali i xhaxhatit të biznesmenit të vrarë Ardian Nikulaj 2 December, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…
  • Aktualitet

VIDEO – Dekorimi i qytetit të Shkodrës për festat vazhdon, përfundon ndriçimi në Gjuhadol dhe lagjen “Rus”…

1 hour ago
VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…
  • Aktualitet

VIDEO – Dita Ndërkombëtare e Aftësisë Ndryshe, dhurata për 70 anëtarë të Shoqatës “PAK” në Shkodër…

2 hours ago
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…
  • Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike në Zues të Shkodrës, plagosen tre gra, shoferja bllokohet…

2 hours ago
VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët
  • Aktualitet

VIDEO – Nis rikonstruksioni i rrugës “Kardinal Mikel Koliqi”, Benet Beci inspekton punimet dhe takon qytetarët

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.