Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kryemadhi komenton votat e PD pro Rucit, akuzon Ramen per blerje: Do ta beje serish!

ShkodraWeb 9 September, 2017
monikalsi
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur pas seancës për votimin e kryetarit të ri të Parlamentit duke shpjeguar edhe mospjesëmarrjen e grupit parlamentar të kësaj force në proces.
A keni një koment për votimin e kryetarit të Parlamentit? LSI nuk mori pjesë në votim, megjithatë z.Ruci u zgjodh me 80 vota
Ne nuk donim të bëheshim pjesë e kësaj farse, duke pasur parasysh që ky proces nuk meriton as votën kundër tonën, sepse është një parlament që është deformuar në raportet e veta, në karriget e tij në sallën e Kuvendit nëpërmjet parave të krimit dhe të drogës, të cilët kanë deformuar vullnetin e shqiptarëve. Kjo është dhe një nga arsyet për të cilën ne nuk morëm pjesë në votim, për të hequr çdo lloj iluzioni dhe çdo lloj gjëje, për të pasur një rezultat të vërtet për atë çka ndodh në parlament, dhe për të kuptuar që ajo çka ndodh sot në parlamentin shqiptar do të ndodhi dhe në të ardhmen.
Ne sot sapo u prezantuam edhe me një erashkë, me erashkën e radhës së kryeministrit që na ka paraqitur programin. Ky është programi i qeverisë shqiptare, i cili është thjesht si një fletëpalosje, ky është edhe vlerësimi që kryeministri i bën jo vetëm Parlamentit, por edhe gjithë shqiptarëve.
Ndjej keqardhje për mënyrën dhe për trajtimin që qeveria e ardhshme do t’i bëjë jo vetëm parlamentit, jo vetëm deputetëve, por edhe mënyrën se si do trajtojë procesin e integrimit, zhvillimin ekonomik shoqëror dhe kulturor të këtij vendi, dhe aq më shumë sensibilitetet dhe ndjeshmëritë e shqiptarëve, që çdo ditë e më shumë do ta ndjejnë që po u shtrëngohet litari në fyt.
Amendoni se tërheqja juaj nga votimi për kryetarin e ri të Parlamentit mos ishte një lloj frike e LSI për të pasur rrjedhje votash në grupin parlamentar?
Absolutisht nuk kishte asnjë lloj frike rrjedhje votash, sepse deputetët ishin aty, kush të donte mund të shkonte të votonte në mënyrë të hapur, por ajo tregonte një vendim të grupit që sot u mor si vendim. Dy ditë më përpara ne kemi deklaruar se nuk do të marrim pjesë në votim. Çdo deputet ka qenë i lirë nëse do të donte për të marrë pjesë, ashtu sikurse ne nuk i kemi ndaluar asnjëherë deputetët as për tu takuar, as për tu përqafuar dhe as për të pirë kafe, qoftë me socialistë qoftë apo me demokratë. Ky ishte një vendim i grupit të cilët në mënyrë koshiente, dhe në ndërgjegje të plotë secili nga ne e realizoi. Kjo ishte dhe një nga arsyet që ne e tregonim me fjalë që nuk marrim pjesë në votim, pra nuk bëhemi pjesë e votimit, për të treguar se secili nga ne kishte individualitetin e tij në thënien e saj. Ajo çka dua të theksoj është se gjërat nuk janë ashtu siç duken dhe ashtu siç prezantohen ndonjëherë në media, por janë edhe më të thella.

Post navigation

Previous: Votimi i dy deputeteve demokrate pro Rucit, nis lincimi i Bashes nga kritiket e tij
Next: Zgjedhja e Rucit, PD me qendrim zyrtar: Votimi u manipulua, jo vota nga ne!

TË FUNDIT

rama meme qesh

“Përgëzime e falenderime autorëve”, kryeministri Rama publikon disa nga memet e protestave kundër tij

ShkodraWeb 8 June, 2026
zgjedhje kosove 2026

Rënie drastike e votuesve në zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje! e para, rritet LDK me Vjosa Osmanin

ShkodraWeb 8 June, 2026
rama shkoder qershor 2026

ZYRTARE – Kryeministri Edi Rama të hënën pasdite në kalanë “Rozafa”, takim me socialistët e Shkodrës

ShkodraWeb 7 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
  • EMRAT – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skender Hita pezullon shefin e komisariatit të Shkodrës dhe 2 vartës 9 June, 2026
  • ANALIZA – Protestat në përmbushje të “qëllimi justifikon mjetin” apo diçka që nuk do zbulohet kurrë… 9 June, 2026
  • Botërori gjigand me fitime kolosale, shqetësuese çështja e Iranit, çmimet e biletave, hetimi për FIFA-n dhe rrufetë 9 June, 2026
  • “Të dëgjohet zëri i njerëzve”, Kisha Katolike reagon për protestat: Të gjenden zgjidhje politike brenda kornizave demokratike 9 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

protesta lidert politike mbeshtetes

OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme…

ShkodraWeb 10 June, 2026
fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
stacioni policia velipoje

EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim…

ShkodraWeb 10 June, 2026
votim kosove 2026

Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë…

ShkodraWeb 10 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.