
Një ditë pas deklaratës së fortë të bërë nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për kundërshtimin e djegies së mandateve nga opozita, por edhe për gatishmërinë e tij për të lënë mandatin si president në funksion të zgjidhjes së krizës, vjen reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Pyetur nga media se si e vlerëson ajo këtë qëndrim të Metës, Kryemadhi ka thënë prerë se në vend shteti ka rënë, dhe se sipas saj, cfarë do të bëjë Presidenti është puna e tij.
Zonja Kryemadhi në përgjigjen tuaj ka një pikë që bini dakord me Presidentin e Republikës përsa i përket legjitimitetit të mandateve që u zëvendësuan deputetët, atyre që pranuan të merrnin mandatet, por Presidenti dje ka thënë që është i gatshëm të dorëzojë edhe mandatin e tij, e shikoni ju i zgjidhje të fundit dhe do ja sugjeronit këtë, si Kryetarja e LSI-së dhe si bashkëshortja e tij?
Si bashkëshortja e tij nuk merrem fare me punën politike, si Kryetare e LSI-së, Lëvizja Socialiste për Integrim ka pozicionin e saj shumë të qartë, në marrëdhënie me Parlamentin, në marrëdhënie me qeverinë,në marrëdhënie me Reformën në drejtësi, e cila ka dështuar, sepse sot shqiptarët janë në rrugë për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese sepse ligji për dividentin që Presidenti e ktheu, këta përsëri manipuluan në mënyrën më kriminale dhe korruptive në Komisionin e Ekonomisë dhe e rikthyen ligjin edhe një herë në fuqi, sepse krijonte varfërinë e shqiptarëve.
Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që iu vodhën buxhetit të shtetit me qindra milionë euro, kur ndërkohë fukarenjtë kishin paguar edhe taksat e tjera, e me radhë dhe çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që ky Parlament nuk ka më mundësinë për çdo padrejtësi që i bëhet opozitës, apo kujtdo deputeti tjetër, nuk i është dhënë më mundësia për të vazhduar për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese, kështu që automatikisht këtu ka rënë shteti, se çdo bëjë presidenti është zgjedhja e tij dhe pozicionimi dhe qëndrimi i LSI-së nuk ka të bëjë as me qëndrimet e Presidentit, ne këtu jemi në qëndrim të unifikuar të opozitës, ku të gjitha partitë opozitare janë dakord, këtu nuk është më vetëm opozita këtu janë edhe gjithë shqiptaret, presidenti le të bëjë punën e tij, ajo është puna e tij zyrtare, legjitime jo legjitime nuk kam asnjë arsye për ta komentuar, unë jam këtu për të komentuar pozicionin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe më shumë se qytetare sesa si kryetare.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!