Shkruan në Facebook kandidati për kryetar i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Kryefjala për suksesin në Shkodër është ekonomia.
E kuptojmë këtë në çdo takim me biznesin, në çdo përpjekje për të fuqizuar veprimtarinë e tyre teksa nuk i favorizon thuajse asgjë.
Do të punojmë për një ekonomi më të fortë, për më shumë vende pune dhe vende pune më të mira.
Vetëm me një ekonomi më të fortë, do të kemi një qytet në lartësinë që i takon. Nuk ka zgjidhje tjetër.