
Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Tonin Marinaj, është paraqitur sot në SPAK. ShkodraWeb ka mësuar se kryebashkiaku është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me ndërtimin e kishës së Shën Gjon Pagëzuesit në Vermosh të Malësisë së Madhe.
Siç dihet, për ndërtimin e këtij objekti kulti është bërë një kallëzim në SPAK, duke pretenduar se nuk ka leje ndërtimi. Lidhur me këtë çeshtje, janë pyetur nga oficerë gjyqësorë në fillim të këtij muaji për llogari te SPAK, administratori i Njësisë Kelmend, famulltari i zonës dhe kryeplaku i fshatit Vermosh.