
Bëhet me dije se kryebashkiaku i Gramshit është marrë në pyetje për rreth 3 orë në organin e akuzës.
Ende nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj kërkesë të organit të akuzës ndaj numri një të Bashkisë së Gramshit.
Mësohet se bashkë me Klodian Taçen janë thërritur për të dëshmuar edhe disa persona të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake, objekt i hetimit ka qenë zhvillimi i tenderave dhe dyshimet për abuzimet me to.