Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Shoqatës Panshqiptare “Vatra”në Toronto, Kanada Tony Sufaj. Në këtë takim u diskutua fryma e bashkëpunimit mes Institucionit të Bashkisë me Diasporën.
Në qëndër të vëmëndjes ishte nxitja e zhvillimit social- ekonomik në trevën e Malësisë së Madhe, sidomos mbështetja për rininë që të shmanget emigrimi. Gjithashtu kryebashkiaku Marinaj falenderoi Tony Sufaj për iniciativën dhe kontributin e tij në infrastrukturën rrugore në zonën, Katund i Kastratit, Lagjia Sufaj.