Kryebashkiaku i Malesise se Madhe Marina: Doshi nuk eshte i aferm me Prek Calin!

Kryetari i Bashkisë në Malësia e Madhe, Tonin Marinaj, në një lidhje telefonike me emisionin #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, tha se Tom Doshi nuk është i afërm me Prek Calin. Ai shtoi se organet kompetente do të zbulojnë nëse ka qenë Doshi përgjegjës për prishjen e kullës së Calit. “Unë nuk e di që Tom Doshi është kushëri i Prek Calit, as banorët e zonës nuk e dinë këtë gjë. Madje, një rast që Tom Doshit iu dha mundësia të kandidonte në atë zonë, mori vetëm 1 votë. Por, i vetmi njeri i afërt me Prek Calin, është nipi i tij.  Z.Doshi mund të ketë qenë ose jo pas gjithë kësaj historie, por këtë do ta zbulojnë organet kompetente. Unë di që çdo gjë është kryer në procedurë ligjore dhe z.Doshi është përpjekur ta përvetësojë emrin e Prek Calit. Por, figurat e Malësisë së Madhe, nuk mund t’i përvetësojë askush”, tha Marinaj. /Dritare.net/.