Kryebashkiaku Tonin Marinaj ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Policisë Shkodër z.Niko Brahimaj ku është diskutuar për të kordinuar punët dhe për të marrë masat e duhura ndaj Pandemisë Covid 19, Krimeve ndaj Mjedisit, Luftën kundër kultivimit të Canabis Sativa si dhe për rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare.
Gjithashtu të pranishëm në takim ishin edhe Zv/drejtori për hetimin e krimeve Kryekomisar Kujtim Gjoka, Shefi i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Komisar Leonard Ndreka, Shefi i Rendit Kryekomisar Pjerin Lazri, Shefi i Sektorit Strategjik Kryekomisar Akil Kalo, Shefi i Policisë Bashkiake Mentor Hasanaj, Shefi i IVMT Malësi e Madhe Bashkim Cubaj dhe N/kryetari i bashkisë Sytki Ndrecaj. /Njoftim i Bashkisë M.Madhe në Facebook/