Kryebashkiaku Gjonaj: Ne fund te vitit Puka do marre transformimin e nisur prej muajsh

Ne fund te ketij viti qyteti i Pukes do te marre transformimin e nisur prej muajsh. Kryebashkiaku i Pukes Gjon Gjonaj tha per mediat se ne fund te muajit nentor perfundon pjesa e pare e urbanizimit te qytetit. Gjonaj beri me dije se ka nisur nje tjeter projekt i inicjuar nga ministria e zhvillimit territorial, ne te cilen parashikohet qe per 30 vitet e ardhshme Puka te kete nje rregull strikt per lejet ndertimore, te cilat deri me tani jane bere pa asnje kriter. Pervec ndryshimit ne urbanizimin e qytetit, njekohesisht po vijon puna per ndertimin edhe te aksit Fusha Arres-Reps. /rozafa.tv/