Kryebashkiakja Voltana Ademi dhe ministrja Mirela Kumbaro takim për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Shkodër

Ditën e sotme është zhvilluar një takim pune në mes kryetares së Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro. Në fokus kane qenë sfidat e bashkisë ne menaxhimin e mbetjeve në territorin e Bashkisë Shkodër.

Kryebashkiakja Ademi paraqiti një panoramë të detajuar të shërbimit të mbledhjes, grumbullimit dhe transportit të mbetjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, duke evidentuar vit pas viti shtrirjen e sherbimit në qytet dhe në njësitë administrative, popullsinë qe merr shërbim fhe koontribuon, ediçiencën e procedurave inovative të monitorimit dhe financimit të shërbimit, sfidat me të cilat përballet Bashkia Shkodër.


Gjatë takimit, kryetarja Ademi ka paraqitur propozime konkrete duke filluar me krijimin e mundësive për miratim të lejeve oërkatëse për stacionet e selektimit të mbetjeve urbane duke respektuar kushtet mjedisore, me impakt direkt për:

Ndarjen e mbetjeve dhe përdorimin e tyre.
Rritjen e performancës së shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane.
Përmirësimin e eficencës buxhetore nga ulja e shpenzimeve të transportit dhe reduktim i volumeve të mbetjeve që depozitohen në landfill.
Kohëzgjatjen e shfrytëzimit të landfillit Bushat.
Nxitjen e iniciativave për ndarjen e mbetjeve urbane shtëpiake të riciklueshme dhe trajtimin e tyre si një zgjidhje drejt së cilës do të shkojë vendi ynë.
Rritjen e punësimit.

Bashkisë Shkodër i nevojiten tre stacione selektimi për ndarjen e mbetjeve, konkretisht në zonën e shërbimit qytet dhe Njësitë Administrative në zonat fushore, për zonën turistike plazhin e Velipojës dhe zonën turistike të Thethit.

Një tjetër propozim konkret ishte angazhimi i personave në vështirësi ekonomike, në rrisk emigrimi në punë publike, për mbledhjen derë me derē të mbetjeve urbane pranë familjeve dhe bizneseve me qëllim diferencimin në burim të tyre.

Kryetarja e Bashkise Shkodër propozoi dhe paraqiti kërkesën për mbështetje të kostos shtesë të mbledhjes derë më derë të mbetjeve urbane, kosto që mund të financohet nga ana e Ministrisë se Mjedisit dhe Turizmit. Kjo do të mundësonte zbatimin e standartit për mbledhjen e mbetjeve duke diferencuar ato që në burim (familje, biznes), pa impaktuar në ndryshimin e kontratave me subjektet që operojnë në territor dhe pa rritur kostot e sherbimit për qytetarët. Përmes kësaj pune, do të mundësohet punësimi i mbi 150 personave nga familjet më në nevojë në Bashkinë Shkodër.

Në këtë takim pune kryetare e Bashkise sē Shkodrës diskutoi edhe për pastrimin e rërës në plazhin e Velipojës, nevojën e aplikimit të kontratave të stacioneve të plazhit herët në kohë shumë përpara fillimit të sezonit turistik.

Kërkesa për institucionalizimin dhe funksionimin e një Enti Rregullator për miratimin e tarifave të depozitimit të mbetjeve në landfill, ishte një tjetër shqetësim i paraqitur nga ana Bashkisë Shkodër.