Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kryebashkiakja Ademi: Te henen ekipi niset per fazen, Vllaznia duhet mbeshtetur nga te gjithe!

ShkodraWeb 17 August, 2017
ademistadium
Në ndeshjen miqësore Vllaznia- Tërbuni, ka qenë e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi. Ajo e ka ndjekur ndeshjen nga fillimi e deri në fund dhe përkrah kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia sh.a Shpëtim Quku, administratorit Astrit Gjyrezi dhe drejtorit sportiv Eugent Zeka. Në fundin e takimit ndërkohë ka biseduar për disa minuta edhe me pjestarët e stafit teknik dhe në fund, është treguar e gatshme të flasë edhe për gazetarët duke dhënë intervistën e mëposhtme:
E pranishme në ndeshjen miqësore çka do të thotë se ka një vëmendje nga ana e juaj ndaj skuadrës kuqeblu…
Vllaznia ka një vëmendje nga të gjithë, është një mbështetje i japim në emër të qytetit. Mendoj se Vllaznia ka nevojë sigurisht edhe për imazhin publik dhe mbështetjen publike e kërkojmë nga të gjithë mediet në këtë rast, sidomos të Shkodrës, për këndvështrimin pozitiv që duhet të ketë skuadra. Skuadra ka një fytyrë tjetër, është më e lidhur, po funksionon më shumë në grup, futet në fazë përgatitore më mirë se një vit më parë. Përsëri jemi në kërkim për lojtarë të tjerë, kemi bërë disa hapa përpara, vazhdojmë të kërkojmë. Besojmë se kemi bërë hapa pozitivë. Të paktën kjo konfirmohet nga stafi teknik në kontaktet e vazhdueshme që ne mbajmë me to.
Çfarë po bëhet për fazën përgatitore, a do ta ketë Vllaznia një të tillë për këtë pragkampionati?
Janë bërë përgatitjet, të hënën ekipi do të niset dhe do të ketë një fazë të plotë përgatitore. Sigurisht i paraprijmë kampionatit që fillon në dhjetëditëshin e parë të shtatorit, prandaj jemi në kohën e duhur dhe të kthehen në kohën e duhur. E kjo në mënyrë që të kapim kampionatin, ashtu sikurse kërkohet dhe në formën e duhur teknikisht.
Po me financat a ka lëvizje konkrete, sepse thuhet se është problem për momentin një gjë e tillë për ecurinë e skuadrës?
Aktualisht presim konfirmimin e prefektit të qarkut Shkodër dhe të vazhdojmë normalisht edhe ne me pagesat si gjithmonë. Vendimi për kalimin e fondeve për llogari të klubit Vllaznia është miratuar në Këshillin Bashkiak dhe brenda dhjetë ditëve prefekti duhet të shprehet. Deri më tani jemi në procedurë dhe sigurisht vazhdon puna si gjithmonë, nuk ka ndonjë gjë të veçantë.
Në lidhje me privatizimin?
Aktualisht kemi marrë një konsulencë të huaj. Në Shqipëri nuk ka, në asnjë rast nuk ka ndodhur një vlerësim i një shoqërie të tillë. Që do të thotë se në të gjitha kontaktet që ne kemi pasur, formale dhe informale me sipërmarrje vlerësuese, ato kanë kërkuar një asistence ndërkombëtare për të bërë të mundur vlerësimin. Kjo për të hartuar temat e referencës dhe pastaj për të shkuar drejt ankandit. /vllaznia.al/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO UNIKALE/ Burgu i Spacit vijon te torturoje krijesat e gjalla…
Artikull pasardhës: FOTO/ ‘Lidhja’ e pabesueshme e Noizit shqiptar me terroristin e Barcelones

TË FUNDIT

policia shkoder 1

Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi”

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.