Kryebashkiakja e Shkodres, Voltana Ademi, ka inspektuar kete te marte “Rrugen e Mandave” ne lagjen Kiras te qytetit te Shkodres. Nje rruge qe kishte nevoje per nderhyrje prej vitesh dhe qe tashme eshte e rikonstruktuar e me te gjitha standartet. Ademi kerkoi qe banoret ta mirembajne kete rruge dhe per cdo problem te kontaktojne kryetarin e rajonit, si edhe shtoi faktin se ne kete rajon nuk eshte investuar me heret sic duhet. Gjithashtu, kryebashkiakja Ademi beri me dije jane ne proces rikonstruksioni 4 rruge te tjera ne qytet dhe 4 te tjera ne njesite admimistrative.
“Rruga e Mandave” prej vitesh ishte ne gjendje te amortizuar dhe mes gropave me uje, duke u kthyer ne shqetesim serioz per banoret e zones. Por, tashme kerkesat e tyre jane degjuar nga Bashkia Shkoder. /rozafa.tv/