Krimi ne familje godet serish, burri vret gruan me sqepar dhe thike

Një krim i rëndë ka ndodhur ne Pogradec. Drejtoria Vendore e Policise Pogradec njofton: “Më datë 24.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Blacë shtetasi Bashkim Mekolli, rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me mjete të forta (sqepar dhe thikë) në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen Demirke Mekolli, rreth 49 vjeçe.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.” /ShkodraWeb/