Në kuadër të Reformës Kombëtare të Ujit, prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja ka thirrur në një takim drejtorët e ujesjellësave dhe drejtues të 5 bashkive të rajonit. Drejtorët e Ujësjellësave kanë raportuar lidhur me ecurinë e deritanishme të Reformës.
Drejtori i UKSH Shkodër, Mark Molla, ndër të tjera tha: Ne e kemi nisur punën që në muajt e verës, ka qënë një verë shumë e nxehtë dhe e thatë, por falë punës së bërë në terren me shkëputjet e lidhjeve të paligjshme, e kaluam pa probleme për furnizimin me ujë. Kjo falë mbështetjes edhe të Bashkisë Shkodër dhe Policisë së Shtetit. Probleme me furnizimin me energji elektrike dhe cmimi i lartë i saj. Jemi të angazhuar ti shërbejmë klientëve dhe të formalizojmë ata që paraqiten në zyrat tona. Çdo ditë hapen kontrata te reja, bëhen akt- marreveshje, jane shtuar sportelet ne UKSH. Me ecurinë e deritanishme, jemi të kënaqur.
Faza e dytë e aksionit fillon me 1 shkurt, ku do të ketë masa administrative- gjoba, ndjekje penale për shkelësit.
U ngrit Task- Forca e Qarkut Shkodër, nën kryesimin e prefektit Millja. Bashkëpunim me task- forcën e ujësjellësave, ku UKSH ka 4 grupe në terren.