
“I sëmuri për mend” përsërit veten. Nga Shkodra që e braktisi turpshëm duke e lënë në shesh me një grusht administrate bashkie, Rama nuk kurseu fyerjet e sharjet madje dhe në drejtim të Benetit të tij.
Benetin e etiketoi si MBETJE. Mbetje e riciklueshme, mqs e di mirë që partia e vet rilindase është një kosh plehrash, ku mbetjet i ka të natyrave të ndryshme midis të cilave nxin Beneti.
Si “Pagliaccio i pandreqshëm” që është vetë, kreu përsëri KRIM ELEKTORAL. I bëri thirrje shkodranëve të mos shkojnë në votime nëse nuk votojnë PS-në, e të rrinë mbyllur në shtëpi, duke dëgjuar Luciano Pavarottin që performon arien me të cilin Rama vetëidentifikohet:
“Pagliaccio”-n e famshme.
Neni 329 i Kodit penal e thotë qartë:
“Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje (Ndryshuar me ligjin nr.23/ 2012, datë 1.3.2012, neni 52)
Kanosja që i bëhet zgjedhësit për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet nga tre muaj gjer ne dy vjet”
Ndërsa SPAK në vend që ta hetojë e arrestojë Ramën i ben fresk krimit të tij zgjedhor i shpërtheyr e dalë jashtë kontrollit në të gjitha format. /Publikuar në Facebook nga Luçiano BOÇI, drejtues politik i PD- së për qarkun Shkodër/