Ish-kreu i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Kr.imeve të Komunizmit, Agron Tufa, thotë se kreu i SPAK i zgjedhur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është hetues i periudhës së diktaturës komuniste. Arben Kraja mori 6 vota nga anëtarët e KLP-së, pavarësisht së në mbledhjen e mëparshme të këtij institucioni ishte renditur i pari me pikë Altin Dumani.
“Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish-hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “kr.imesh e kr.iminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!”, shkruan Tufa në facebook.
Aktualisht, ai ndodhet në Zvicër ku ka kërkuar azil politik bashkë me familjen, ndërsa vazhdimisht ka denoncuar që ish-hetues dhe ish-sigurimsa të diktaturës kanë pozicione të larta shtetërore.