ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Krahët kanë probleme, 3 qendrat dalin jashtë loje kur…”, Astrit Hafizi analizon ndeshjen me Moldavinë…

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, bëri analizën e tij në “Supersport”, pas fitores 2-0 ndaj Moldavisë. Hafizi u shpreh se mbrëmë se erdhi fitorja që pritej, por sërish e sheh me probleme ekipin përfaqësues me këtë skemë.

“Doli ajo që parashikuam. Menduam se do fitonim. Me vështirësi, por fitorja duhej. Nuk kemi arritur akoma asgjë, duke parë edhe ekipet që kanë të treja, me 9 pikë, Franca, Islanda dhe Turqia. Pretendoj për vendin e tretë, ndoshta jo për kualifikim.

Ne vazhdojmë akoma të luajmë me topa të gjatë. Nga reparti i mbrojtjes, lëshohet një top i gjatë për në sulm. Roli i mesfushës eliminohet fare. Nëse Reja, ndërton një filozofi për të punuar me pasime të sakta në tokë, do ishte shumë mirë.

Kjo skemë që përdor Reja, ka defekte, sidomos në krahë. Në të majtë, mendohej të ishte Lenjani. Atë depërtim që e bëri Roshi, nga prapa kundërshtarit, Lenjani do kishte vështirësi ta bënte atë veprim. Por, duke mos bërë atë veprim, nuk do dilnim te goli.

Në 3 mbrojtësit që janë, kur rrinë me një lojtar, është një disfavor, sepse dalim gjithmonë mangët në mesin e fushës. Asnjë nga mbrojtësit nuk shtyn në mesin e fushës, për të dalë më sipër majtas ose djathtas, varet si luhet aksioni. Reja do ia ketë dhënë këtë direktivë, por ata nuk orientohen dot të dalin përpara.” – deklaroi Hafizi.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.