KQZ refuzon regjistrimin e Partisë së Punës (PPSH) dhe 4 të tjerave për zgjedhjet e 25 prillit…

Ndërsa po vjen afati përfundimtar, 9 parti politike dhe dy komitete nismëtare janë regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e sotme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike ku shqyrtoi shqyrtoi projektvendimet për regjistrim si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, të 13 partive politike dhe 2 komiteteteve nismëtare.


Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore 9 parti politike dhe 2 komitete nismëtare:

Partia Shqiptare Atdheu;

Partia Pajtimit Kombëtar;

Partia Ligj dhe Drejtësi;


Partia Fryma e Re Demokratike;

Partia Qytetare Shqiptare;

ShkodraWeb Channel

Partia Uniteti Kombëtar;

Partia Aleanca Kuq e Zi;

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve;

Partia Aleanca Popullore;

Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Kreshnik Merxhani si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Gjirokastër.;

Komitetin nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Bledar Dika si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Tiranë.

Komisioneri pas shqyrtimit të dokumentacionit vendosi të mos regjistrojë si subjekte zgjedhore Partinë Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare, Partinë e Punës së Shqipërisë, Partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë si dhe mospranimin e kërkesës së z. Xhavit Zhuzhi për regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Emigracioni Shqiptar.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u vendosur akreditimi i 18 vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për vëzhgimin e zgjedhjeve të datës 25 prill 2021.

Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e Zonës së Administrimit Zgjedhor, nr. 38, në bashkinë e Tiranës, si njësinë administrative për zbatimin e projektit pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik të votave” u shty për në mbledhjen e ardhshme.

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel