
Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT
Fletët e votimit do të mbërrijnë:
Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill
Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill
Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ.
Mos e vononi – çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë! Zëri juaj ka rëndësi! /Publikuar në Facebook nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan CELIBASHI/