Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra drejtuesen e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.
Në një deklaratë për mediat pas vendimit për shkarkimin nga detyra, Imeraj tha:
“Normalisht nuk e lidh këtë me situatën personale. Në mënyrë të përsëritur kam pyetur se kush e do shkarkimin e Elizabeta Imerajt. Duke qenë se kjo çështje ka pasur interesin, dua të zgjatem pak. Jeni ftuar në cilësinë e gazetarëve që të merrni çdo fletë të dosjes hetimore, që nga KPK, në KPA ku vërtetohen se Elizabeta Imeraj ka zero pasuri.
Jeni të ftuar dhe do i vendos në dispozicion, për të gjithë çdo akt në dosje që lidhen me element me figurën e Elizabeta Imerajt. Së treti, puna ime në vite, prej 17 vitesh, e ka folur më së miri se në çfarë mënyre është bërë puna nga prokurorja. Rezultati në raport me atë që KPA vendosi, është disporprocional. Ajo çfarë reforma në drejtësi synon, është krijimi i një sistemi të drejtësisë të pavarur, tejçimin e besimit të pavarur.
Pavarësisht sa është presioni dhe ndikimi i raporteve politike. Jam munduar që në këtë proces, të prezantoj, jo për veten time, për të gjithë ju që në çdo moment nga ana ime, janë vendosur fakte dhe prova që dëshmojnë se ky proces ka qenë i prekur që në fillimet e tij. Lidhen me futjen e dokumenteve për pasuri të rreme. Nëse reforma në drejtësi, aplikimi i saj, ajo çka ne duam është që të sjellë si qëllim që të bazohemi në ato dokumentacione më sipër, që i referohen dokumenteve të të falsifikuar” – tha Imeraj