
Më 26 Maj 2025, në Ferzaj filloi nënshkrimi i Peticionit për rikthimin e emrit të Kosovës në emrin Dardani. Kështu është thënë në një prononcim të grupit iniciues për ndërrimin e emrit.
Në njoftimin e plotë është thënë:
Peticioni për rikthimin e emrit të Kosovës në Dardani, rifilloi! Në Ferizaj! Interesimi i qytetarëve, i menjëhershëm, vërshues! Ferizaj është qyteti i veprimtarive e nismave të mëdha kombëtare. Dardania është iniciativë qytetare me këtë karakter.
Falënderim i veçantë për përkrahjen e Komunës së Ferizajt me Kryetar Agim Aliun, zyrtarët Albion Brestovci, Agon Zhinipotoku dhe të rinjtë që po kujdesen për librin e nënshkrimeve.
Me bindjen se do të përmbushen pritjet, falënderojmë të gjithë kontribuesit e kësaj iniciative.






