Kosova përsëri me bilanc të rëndë në betejën me Covid-19, gjatë natës humbën jetën edhe katër persona…

Thellohet bilanci i jetëve të humbura nga Covid-19 në Kosovë. Bëhet me dije se katër persona të tjerë kanë ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burime të Express kanë thënë se peronat kishin pasur edhe sëmundje shoqëruese. Është kërkuar të bëhet edhe ekspertiza e trupave të pacientëve.


Në total numri i jetëve të humbura ka shkuar në 70. Një person ka ndërruar jetë mbrëmë ndërsa tre të tjerë sot në orët e para të mëngjesit.

 ABCOM ║ VODAFONE