Kosova me “rekord të zi” në 24 orët e fundit, ja sa persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19…

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme, 4 korrik 2020, deri në ora 17:00 kanë përfunduar me humbje jete 6 pacientë të infektuar me COVID-19: Në Klinikën Infektive një pacient, në Klinikën e Pulmologjisë 2 pacientë dhe në Mjekësinë Sportive 3 pacientë.

Pacientët që kanë përfunduar me humbje jete janë: Sh.I (1949) – Prishtinë; F.H (1949) – Viti, R.K (1950) – Mirtovicë, B.G (1960) – Vushtrri, S.T (1949) – Fushë Kosovë dhe V.SH (1982) – Pejë.


Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

 ABCOM ║ VODAFONE