
Kosova feston sot 17- vjetorin e Pavarësisë. Është ngjarja më e rëndësishme jo vetëm për Kosovën e Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë. Është kurorëzimi i përpjekjeve shekullore të gjysmës së kombit shqiptar për të fituar lirinë.
Në nderim të këtij përvjetori, Qeveria e Kosovës ka bërë publike një agjendë, e cila nis në orën 08.00 për të përfunduar pas orës 20.00. Një pjesë e kësaj agjende, paraqitet edhe më poshtë.
Aktivitetet:
– 8:00 – Mbahet Mbledhja Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të shtatëmbëdhjetë (17) vjetorit të Pavarësisë.
– 8:20 – Ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës
– 8:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të vrarë
– 9:00 – Homazhe te varri i ish Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
– 9:10 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi
– 10:15 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
– 11:45 – Nderime te Monumenti “Heroinat”
– 12:00 – Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës
– 16:00-16:20 – Konferenca e parë shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, amfiteatri i Institutit të Historisë.