Skip to content
22 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

KORRUPSIONI TEK RRUGËT/ Nis marrja në pyetje e ministrit të Ramës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

ShkodraWeb 26 February, 2018
gjiknuriProkurori2018

Ministri i Energjitikës Damian Gjknuri ka mbërritur para pak minutash në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Para tij në Prokurori u morën në pyetje edhe ish-ministrat, Edmond Panariti, Sokol Dervishaj dhe Genc Ruli.

Gjiknuri, ka bërë edhe kallëzimin për abuzimet me rrugët. Të enjten dëshmuan në Prokurori tre ekspertët e auditit të Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan, janë në pranga tre ish-zyrtarë: Dashamir Xhika, që ka qenë drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 37 milionë dollarë.

Për këtë abuzim gjenden në masë sigurimi “arrest me burg” të tre ish-zyrtarët. Nga të akuzuarit, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzat.

Tre ish-zyrtarët kanë bërë disa amendime të kontratave për ndërtimin e rrugëve, duke sjellë shtyrjen e afateve të tyre dhe për pasojë, edhe dëme. Gjithashtu, Prokuroria evidenton si një shkelje të rëndë edhe kryerjen e punimeve nga firmat e ndryshme, duke mos pasur më parë një burim financiar.

Kjo shkelje është bërë me urdhër të drejtpërdrejtë të Dashamir Xhikës, ku në një moment të dytë, është bërë likuidimi i firmave për punime të kryera më parë. Ligji e ka të përcaktuar qartë se punimet kryhen pas lëvrimit të fondeve dhe jo para tyre.

Prokuroria konstaton se Xhika ka shmangur edhe Bordin Drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Një tjetër shkelje është edhe situata e krijuar pas rrëshqitjeve të dherave në vitin 2014. Për këtë situatë, ka pasur vonesa në vendimmarrje për zgjidhjen teknike të problematikës nga Këshilli Teknik i ARRSH-së.

Post navigation

Previous: Si ndryshon trupi juaj kur mbathni këpucë me taka…
Next: VIDEO/ Shkodra e mbuluar nga dëbora…tashmë që ajo nuk është më

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lorenc luka sali berisha 2026

OPINION – A është ndjesa ndaj Lorenc Lukës simbolika e ndjesës së Berishës për Shkodrën…?!

ShkodraWeb 17 July, 2026
keshilli kombetar pd1 2026

OPINION – Partia Demokratike përfundoi Ripërtëritjen, Shkodra nuk konsiderohet më bastion…?!

ShkodraWeb 16 July, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti… 22 July, 2026
  • NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”… 22 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 22 korrik 2026… 22 July, 2026
  • “Shtigje që kryqëzohen”, kur arti shndërrohet në një dialog mes kujtesës, identitetit dhe vizionit… 21 July, 2026
  • EMRAT – Gjykata e Lartë shpall kandidatët për anëtar të KLGJ, mes tyre edhe gjyqtari i njohur shkodran 21 July, 2026
  • STATISTIKAT – Rekord punësimi i të huajve, arrin 22 mijë shtetas, Shqipëria nuk ka punëtorë… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 21 korrik 2026… 21 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 20 korrik 2026… 20 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_29_43_15.Still070

VIDEO – Situata me furnizimin me ujë të pijshëm në Shkodër, reagon deputeti i PD- së Kliti Hoti…

ShkodraWeb 22 July, 2026
lola cerku thethi 2026

NGA LOLA ÇERKU – Në takim me Ramën për “Paketën e maleve” nuk ishte “i gjithë Thethi”…

ShkodraWeb 22 July, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 22 korrik 2026…

ShkodraWeb 22 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.