KORONAVIRUSI – Shënihet rasti i parë i një jete të humbur në Europë, BBC jep detajet e rastit…

Shenohet viktima e pare nga koronavirusi ne Evrope. BBC raporton se nje turiste kinez ka nderruar jete në Francë, i infektuar me virusin e rrezishem. Ky eshte edhe rasti i pare i vd.e.kjes me kete virus ne Evrope.


Viktima ishte një grua 80-vjeçare nga provinca Hubei e Kinës, sipas ministrise se Shendetesise te Frances.

Ajo arriti në Francë në 16 janar dhe u vendos në karantinë në një spital në Paris më 25 janar.

Vetëm tre vd.e.kje ishin raportuar më parë jashtë Kinës kontinentale – në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Megjithatë, më shumë se 1.500 njerëz kanë vd.e.kur nga virusi brenda Kinës, kryesisht në Hubei ku u shfaq për herë të parë. 2,641 persona të tjerë janë konfirmuar rishtas si të infektuar, duke e çuar numrin në 66,492.

Franca ka thënë më parë se ka konfirmuar 11 raste të koronavirusit, të quajtur zyrtarisht Covid-19, dhe gjashtë mbeten në spital.