Koronavirusi prek edhe shqiptaren e parë, është një vajzë nga Lezha dhe lajmin e jep e ëma…

Një vajzë shqiptare raportohet se është prekur nga koronavirusi në Itali. Vajza në fjalë ndodhet në Varese të Italisë, ndërsa lajmin e ka bërë publik e ëma e saj nëpërmjet rrjeteve sociale. Mësohet se vajza që dyshohet të jetë prekur nga koronavirusi është nga qyteti i Lezhës.


Por theksojmë se deri më tani as autoritetet italiane apo ato shqiptare nuk kanë konfirmuar prekjen e ndonjë shtetasi shqiptar me virusin COVID-19. Deri më tani në Itali janë identifikuar 230 të prekur me koronavirus ndërsa 6 persona kanë humbur jetën.

Njoftimi i postuar në Facebook nga nëna e vajzës lezhiane: