KORONAVIRUSI- Numri i jetëve të humbura arrin në 636 ndërsa 4821 janë në gjendje kritike për jetën…

Shkon në 636 numri i jetëve të humbura nga koronavirusi në territorin e Kinës, pasi 73 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, njofton Komisioni Kombëtar i Shëndetit.


69 prej tyre u regjistruan në provincën Hubei, vend në të cilin nisi dhe shpërthimi i epidemisë. Komisioni Shëndetësor në Hubei, po ashtu bën me dije se janë shënuar rreth 2447 raste të reja të konfirmuara të koronavirusit, ndërsa 4821 pacientë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Deri tani numri i personave të prekur globalisht nga epidemia është 31 mijë e 161 raste gjithsej, ndërkaq, raportohet se rreth 1540 persona janë larguar nga spitalet pas përmirësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!