KORONAVIRUSI – Epidemia “ndal” edhe futbollin në Itali, pezullohen 42 ndeshje të kampionateve të ndryshme…

Futbolli amator në rajonin e Lombardisë në Itali do të ndërpresë aktivitetin, të paktën deri në një urdhër të dytë. Ka qenë ky vendimi i komitetit rajonal që ka vendosur të pezullojë 42 ndeshje të kampionateve të ndryshme. Shkak është gjendja kritike në zonë pas 6 rasteve të identifikuara me Koronavirus.


Deri në mesditën e sotme ekipet do të kenë të drejtë të kërkojnë shtyrje të ndeshjeve të tjera të kalendarit, gjithmonë duke u bazuar në situatat e veçanta në secilin ekip apo në varësi të territorit ku ndodhet ekip.