A do te mbyllen kufijte me Italine dhe shkollat ne vendin tone si mbrojtje ndaj koronavirusit? Kesaj pyetjeje, qe shqeteson shqiptaret, pas viktimes se katert te konfirmuar ne Itali e duke qene se ne kemi flikt te madh levizjesh me kete vend fiqnj i ka dhene pergjigje sot Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Sipas Manastirliut, per momentin nuk do tekete asnje vendim te tille, nderkohe qe gjithcka do te bazohet ne raport me evidencat zyrtare lidhur me virusin.
Ja deklarata e Manastirilut
“Kjo situate po trajtohet më shume përgjegjësi. Është momenti të veprojmë në përgjegjësi të plotë duke garantuar shëndetin qytetareve. Në varësi dhe sipas shkallës së rrezikshmërisë di marrim edhe masat përkatëse. Shqipëria nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus. Unë me ekspertët. Sipas shkallës së rrezikshmërisë do ketë edhe masa me qëllimin e vetëm mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
Vendimet do të bazohen mbi evidenca për të vlerësuar hap pas hapa marrjen e masave dhe vendimeve të tjera, për cdo masë do të informoheni në kohë reale, qëllimi ynë i vetëm është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve shqiptarë ndaj dhe masat që do të merren do të jenë vetëm mbi bazën e këtij qilimi madhor.
OBSH që po administron edhe në nivel ndërkombëtar veprimet, kur themi që masat që po merr vendi janë në përputhje të plotë me OBSH, ajo rekomandon që të shihet dhe të vlerësohet mundësia hap pas hapi bazuar në shkallën e riskut, por mbyllja e kufijve realizohet në një moment të caktuar kur paraqiten raste apo kemi situatë të epidemisë dhe me përhapje të gjerë, që edhe në ato raste OBSH dhe modelet, apo sic aplikohet në vende të tjerë nuk vihen masat agresive kombëtare por izolohet rasti lokalisht dhe më pas të zonave specifike dhe të caktuara.”, tha Manastiruliu.