
Partia Socialiste i është rikthyer akuzave ndaj PD lidhur me 1 milionë dollarët e paguar për lobim në SHBA. Deputeti socialist, Ervin Bushati, në një deklaratë për mediat nga selia e Kuvendit tha se qëndrimi i Prokurorisë është i dyshimtë, pasi ende nuk ka nisur hetimet. Sipas tij, organi i akuzës duhet të marrë në pyetje kryetarin e PD, Lulzim Basha se ku i gjeti paratë e paguara për lobim.
“Lulzim Basha shmanget të përgjigjet për 1 milionë dollarët e paguar për lobim në SHBA. Prokuroria nuk flet për këtë abuzim, nuk ka nisur hetime dhe kjo krijon dyshime”, tha Bushati./panorama/