
Një vajzë 21- vjeçare ka përfunduar në spital pasi ka ngrënë qershia. Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës, vajza banore e Bardhajve, duket se i ka konsumuar qershitë pa i larë dhe është helmuar nga ilaçi me të cilin ao ishin spërkatur kundër insekteve. Fatmirësisht, 21- vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 11.05.2018, në fshatin Bardhaj, Shkodër, në banesë, pas konsumimit të frutave (qershi) të cilat kanë qenë të spërkatura me ilaç kundra insekteve, është vetëhelmuar shtetësia E.D., vjeçe 21, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.”, thuhet në njoftimin e policisë Shkodër.