Shqipëria ka marrë një goditje të fortë nga Gjyata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Siç shkruan Syri.net, kjo gjykatë ka dënuar Shqipërinë me 110 milion euro për konfliktin me pronarin e Agon Channel, Francesco Becchetti.
Në qershor të vitit 2015, Rama e akuzoi Becchettin për pastrim parash dhe pak ditë më pas Prokuroria sekuestroi pronat e italianit. Asokohe, Rama e lidhi sekuestrimin e Agon Channel, me dekriminalizimin e politikës nga elementët kriminalë.
Pas këtyre deklaratave, Becchetti e hodhi në gjyq shtetin shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit në Strasburg dhe qeveria u njoh me padinë më 12 janar të 2016-ës.
Pas disa seancave gjyqësore, Shqipëria doli e humbur dhe gjykata e dënoi me shifrën e lartë të 110 milion eurove. Kjo shumë është e barabartë me ndihmën e tre viteve që qeveria jep për të varfërit.