
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Pjetër Guraluci, 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.






