KONFIRMIMI/ “Po është e vertetë, jemi në një procedurë divorci…”, Rudina Dembacaj flet për herë të parë për jetën private

Prej disa kohësh përflitet se moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e saj Aleksin.

Rudina u martua me Aleksin në qershor të vitit 2016 por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto më, me bashkëshortin e saj.

Fotoja e fundit me Aleksin është e 1 viti më parë, ndërkohë që në raport me aktivitetin e saj social dhe publikimet e mëparshme kjo gjë ngjalli dyshime. Madje ajo as nuk e ka përmendur nëpër intervista, siç bënte më parë, ku nuk linte moment pa deklaruar se sa e dashuruar ishte me të. Aktorja dhe moderatorja nuk ka folur kurrë publikisht për këto thashetheme, por ka refuzuar të flasë.

Ndërsa e ftuar në “Wake Up” Rudina Dembacaj foli për herë të parë për ndarjen. Ajo pohoi ndarjen nga bashkëshorti. “Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Po unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, tha Rudina duke pohuar lajmet që qarkullojnë.