ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Konfirmim se Shqipëria ka nevojë jetike për zgjedhje të lira e të ndershme…”, Bardhi i PD-së për raportin e ODIHR

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të Raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR, në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor.

Në Facebook, Bardhi shkruan se përfundimet e Raportit, sipas tij, janë konfirmim se Shqipëria ka nevojë jetik e për zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas Bardhit, vendit i duhet një qeveri që u mundëson qytetarëve të saj të ndikojnë në qeverisje dhe një qeveri që mbanë në konsideratë vetëm interesat e tyre.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Raporti i ODIHR eshte konfirmim se Shqiperia ka nevoje jetike per zgjedhje te lira e te ndershme. Me shume se nje ligj, nje vendim, nje rregullore, zgjedhjet demokratike jane vullnet politk.

Konfirmimi nga ODIHR se votimet moniste dhe antikushtetuese te 30 Qershorit “nuk moren ne konsiderate interesin e qytetareve shqiptare”, eshte vleresim qe ndihmon forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Me konstatimet se votuesit nuk paten mundesi te zgjidhnin, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelen ligjin dhe nuk vepruan ne pavaresi, se u shkaterrua besimi i publikut ne legiitimitetin e zgjedhjeve, se administratat zgjedhore cenoi besimin e publikut, se ne listen e zgjedhesve u konstatuan nenshkrime dukshem identike qe jane prove e votimit me perfaqesim nga te tjeret, ODIHR i vuri vulen paligjshmerise se 30 Qershorit.

Mirenjohje eksperteve te ODIHR per kete kontribut ne forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Ne 30 qershor 85 % e shqiptareve i paraprine ketij Raporti dhe vendosen te refuzojne qe t’u vidhet vota nga Edi Rama.

Shqiperise i duhet nje qeveri qe te respektoje vullnetin e qytetareve te saj per zgjedhje te lira e te ndershme, qe u mundeson qytetareve te saj te ndikojne ne qeverisje dhe qe mbajne ne konsiderate vetem interesat e tyre.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.