Konferenca e Donatorëve thyen të gjitha parashikimet, mblidhet shuma e paimagjinueshme për pasojat e termetit

Konferenca e Donatorëve ka mbledhur një shumë marramendëse për procesin e rindërtimit në Shqipëri, duke kaluar të gjitha pritshmëritë. Kështu, janë mbledhur në Bruksel plot 1.15 miliardë euro, duke thyer një rekord, pasi dëmet e tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të 2019 arrinin në rreth 1 miliard euro.


Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Konferencën e Donatorëve në Burksel, për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Me një shënim në Twitter, Presidenti Meta shpreh mirënjohje për vendet që kontribuan në ndihma për Shqipërinë.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese”, shkruan Presidenti.