ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Komunikime me Rrajën, të prangosurin për atentatin ndaj “Rrumit” e prokurorit Ndoj, dëshmon Kejvina Kthella…

Një javë pas atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja, janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen, por edhe me personin e vetëm që është prangosur deri tani, Redjan Rraja. Burime nga policia bënë të ditur për “Balkanweb”, se është marrë në pyetje mikesha e personit të arrestuar si autor i dyshuar i atentatit, Redjan Rraja. Bëhet fjalë për modelen e njohur, Kejvina Kthella.

Ajo është një nga vajzat mjaft të njohura të showbiz-it shqiptar e më gjerë, që është edhe pjesë e modelingut. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Burime policore thanë se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit, por edhe për të mësuar më shumë mbi jetën e këtij të fundit, gjë që mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e së vërtetës.

Deri tani, ende nuk dihet se çfarë ka deklaruar modelja para oficerëve të Policisë Gjyqësore, pasi burimet janë shumë të rezervuara në këtë drejtim. Megjithatë, burimet thanë se në rast se do të jetë e nevojshme, asaj do t’i kërkohet sërish që të paraqitet në polici, nëse do të vlerësohet se mund të ketë dobi për hetimet. Përveç saj, policia ka marrë në pyetje edhe persona të tjerë, të afërm e miq të Rrajës, për të zbuluar lëvizjet e tij.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.