NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Komuna shqiptare e Tuzit në Malin e Zi, vendoset e gjitha në izolim, 15 nga 18 rastet pozitive me virus i përkasin asaj

Komuna shqiptare e Tuzit në Malin e Zi është një nga zonat më të prekura nga korona virusi. Kjo ka bërë që qeveria të vendosë që banorët e Tuzit të vendosen të vetizolim të gjithë pa asnjë përjashtim duke mos dalë nga shtëpitë e tyre. Sipas shifrave të fundit nga Këshilli Koordinues Kombëtar i Malit të Zi, mes 18 rasteve pozitive, 15 janë nga zona e Tuzit.


Nga 38 raste të dyshuara, 18 dolën pozitive. Izolimi i banorëve është marrë në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e korona virusit.

Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! ABONOHU tani!