
Njoftim nga OSSH Shkodër
Për shkak të dëmtimit të një kablli gjatë punimeve të një kompanie private, disa lagje të qytetit të Shkodrës që furnizohen nga fidri 15 kV i NST Shkodra 2 janë pa energji elektrike.
Grupet tona të punës ndodhen prej 45 minutash në terren dhe po punojnë për riparimin e kabllit.
Kërkojmë mirëkuptimin e abonentëve dhe ju falënderojmë për durimin dhe për pak minuta do furnizohen me energji elektrike.




