Komisioni Rregullator ka miratuar numrin e mandateve për 12 qarqet e vendit dhe ngritjen e zonave të administrimit zgjedhor. Në bazë të vendimit, Korçës i është hequr një mandat, të cilin e ka marrë Tiranë, duke e çuar numrin e deputetëve në kryeqytet në 37.
Numri i mandateve për çdo qark:
-Qarku Berat 7 mandate
-Qarku Dibër 5 mandate
-Qarku Durrës 14 mandate
-Qarku Elbasan 14 mandate
-Qarku Fier 16 mandate
-Qarku Gjirokastër 4 mandate
-Qarku Korçë 10 mandate
-Qarku Kukës 3 mandate
-Qarku Lezhë 7 mandate
-Qarku Shkodër 11 mandate
-Qarku Tiranë 37 mandate
-Qarku Vlorë 12 mandate
Komisioni caktoi kufijtë dhe ngritjen e 93 Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvend, që do të mbahen në datën 11 Maj 2025.
Bashkitë që kanë më shumë se 80 mijë shtetas me të drejtë vote ndahen nga KQZ-ja në më shumë se sa një ZAZ, duke respektuar kriterin e pandashmërisë së territorit të njësisë administrative, vazhdimësinë dhe kompaktësinë e territorit, barrierat gjeografike, mundësitë e mira të komunikimit brenda territorit dhe numër të përafërt zgjedhësish.