Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Komisioni Rregullator i KQZ rrëzon kerkesën e PD- së, nuk do të ketë një muaj fushatë për 6 marsin, ja kur nis…

ShkodraWeb 22 January, 2022
komisioni rregullator kqz

Komisioni Rregullator i KQZ-së ka vendosur me shumicë votash, që fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, të fillojë në datën 19 shkurt.

Komisioni rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për startimin e fushatës zgjedhore më 7 shkurt, duke i lënë më pak se 1 muaj kohë kohë partive politike për tu përgatitur për zgjedhjet në 6 bashki të vendit.

Pjesë nga diskutimet:

Ylli Merkaj, Sekretari përgjithshëm: Ne këtë afat e kemi përcaktuar se janë 13 KZAZ. Do bëhet verifikimi i 100 personave, duhet trajnim për këta persona. Nëse partitë do të sjellin persona, akoma më mirë, Na duhet një kohë që 24 orë këta anëtarë të trajnohen.

Helga Vukaj, Anëtare e Komisionit Rregullator: Jemi mësuar që në çdo zgjedhje në 30 ditë shpalosen programet. Jemi të vetëdijshëm se nuk ka kohë. Do i japim mundësi subjekteve dhe kandidatëve të pavarur që të kenë mundësi që qytetarët të njihen me programet e tyre, por jemi të kushtëzuar nga afatet ligjore. Do priremi që t’i respektojmë dhe nuk mund t’i anashkalojnë. Nuk di se ku mund të gjejmë hapësirën për t’i dhënë më shumë kohë kandidatëve për të pasur kohë për shpalosje programi më shumë se dy javë.

Madalena Koja: Afati i ngritjes së KZAZ-ve në rastin e zgjedhjeve të pjesshme është afat i shtrirë në kod. Ky afat duhet të jetë jo më vonë se 10 ditë. Në rastin tonë ne kemi ofruar aq sa është e mundur. Kemi vendosur gjysmën e kohës, pra datën 25 janar, për dorëzimin e propozimeve nga ana e subjekteve politike për ngritjen e KZAZ-ve.

Indrit Sefa: Siç e përmendet edhe më parë ku projektvendim përcakton datën e fundit, 12 shkurtin, që të përmbyllet regjistrimi i kandidatëve. Edhe 12 shkurti do të ishte e nevojshme që të kemi sa më shumë kohë për fushatë elektorale. Kjo do i shërbente kandidatëve dhe qytetarëve. Sa i përket afateve që janë përgjysmuar, e dimë se nuk jemi në kushtet normale. 2 javë, e dini shumë mirë se ka bashki që kanë shumë banorë, siç është Bashkia e Durrësit. Në 2 javë kandidati nuk orientohet dot jo më të shpalos programin. Ndaj kërkon sakrificë nga të gjitha palët. Edhe ne si PD jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me KQZ. Do i japim mundësi zgjedhësve që të votojnë alternativën që duan.

Ilirjana Nano, Kryetare e Komisionit Rregullator: I mbetem të njëjtën qëndrim që janë procese të nevojshme, të domosdoshme, të përcaktuar me afatet më të ngushta të mundshme. por janë procese që nuk kapërcehen. Në kuadër të kohës së nevojshme, është zgjedhur një afat më i shkurtër.

Madalena Koja: Afati 10 ditor i cituar më lart, bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme.

Dritan Caka: Jemi në kushtet kur nuk kanë ngelur as 5 ditë për partitë politike, për të propozuar anëtarët e KZAZ. Po shoh në tërësi pjesën e afateve që KQZ ka sjellë pranë nesh. Shoh edhe data që janë ditë jave, jo pushimi. Çdo ditë që shtyhet, mund të shtyje me më shumë afate, afatet pasardhëse. Ndaj si përfaqësues të partive politike, ju them që ti shohim më me objektivitet.

Post navigation

Previous: E RËNDË – Humb jetën 59- vjeçari, ishte duke punuar në lartësi dhe u rrëzua aksidentalisht…
Next: “Vëllazërinë e kemi brenda vetes”, Berisha i përgjigjet Ramës e Erdoganit: Të tjerët i kemi miq…

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.